Tentoi të hynte në Elysée me një koktej molotov, arrestohen 3 persona

elise 1100x620

Një burrë u përpoq të ngjitej në kangjellat që mbrojnë pallatin presidencial të Élysée në Paris. Sipas burimeve të cituara nga “Le Figaro” raportohet se ai ishte i armatosur me një koktej molotov,

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, teksa ai u përpoq të ngjitej në kangjellat shumë të larta të pallatit presidencial, i pajisur me një shishe që përmbante lëng dhe një copë pëlhure që ishte djegur. Bashkë me të ishte një çift i cili bëri foto dhe video të skenës. Të tre u arrestuan për “dhunë të qëllimshme me armë”, shton i njëjti burim.

Burimet e cituara nga Le Figaro pohojnë se lëngu në shishe nuk ishte i rrezikshëm dhe se burri deklaroi që ishte një artist dhe nuk kishte ndërmend të përhapte dhunë.