U akuzua se gënjeu gjatë bisedimeve për koalicionin, kryeministri holandez i mbijeton votëbesimit

Kryeministri holandez Mark Rutte i mbijetoi me rezultat të ngushtë votëbesimit, lidhur me sjelljen e tij gjatë bisedimeve për krijimin e një qeverie koalicioni. Megjithatë ai vazhdon të jetë nën trysni, pasi parlamenti aprovojnë mocion zyrtar kundërshtimi, ku vlerësohet se kryeministri nuk kishte thënë të vërtetën gjatë diskutimeve.

Rutte akuzohet se ka gënjyer lidhur me lëvizjet për të aneksuar një parlamentar problematik. “Parlamenti më dha një mesazh serioz dhe unë të do të përpiqem të bëj më të mirën për të fituar besimin”, tha ai.

54-vjeçari ka qenë në detyrë për më shumë se një dekadë e njihet për aftësinë për t’i mbijetuar skandaleve. Gjithsesi, gati i gjithë parlamenti mbështeti mocionin e kundërshtisë ndaj tij, dhe partnerja më e madhe e koalicionit, SiguridKaag, tha se nuk ishte qartë për të nëse, Rutte do të vijojë të ishte në krye të qeverisë së re.

Partia e qendrës së djathtë e Rutte, fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare vetëm dy javë më parë, dhe kishte nisur bisedimet për formimin e qeverisë. Skandali përqendrohet rreth deputetit Pieter Omtzigt, Partia Kristiandemorkate e të cili ishte pjesë e koalicionit të mëhershëm. Omtzigt, kritik i kryeministrit, kishte ndihmuar në ekspozimin e një skandali lidhur me skemën e ndihmave sociale për fëmijët, çka çoi në dorëheqjen e qeverisë në janar. Mes spekulimeve se Rutte ishte përpjekur të aneksonte deputetin popullor, kryeministri fillimisht mohoi të kishte diskutuar për çështjen. Por më vonë u detyrua ta pranonte, me justifikimin se kishte pasur probleme me kujtesën.