Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 60%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 20%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 20%

Vetting edhe për noterët, hiqet licensa nëse mungon integriteteti dhe besueshmëria

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 16:25 | Aktualitet
Vetting edhe për noterët, hiqet licensa nëse mungon integriteteti

Qeveria kërkon që procesin e vetingut ta shtrijë edhe tek noterët. Ekzekutivi ka hedhur për konsultim publik disa ndryshime në ligjin ekzistues për noterinë. Në relacionin e nismës së re theksohet se Shqipëriaështë përfshirë në listën e vendeve nën motiromin të shtuar, e njohur si lista gri përsa i përket pastrimit të parave ndaj duhen ndërmarrë masa shtesë deri në revokim të licensës së noterit, që ka abuzuar me firmën e tij. 

‘”Heqja e licencës do të kryhet edhe kur vërtetohet se noteri ose zëvendësnoteri nuk kanë integritet dhe besueshmëri ose kur përfshihen në listën e personave të shpallur sipas legjislacionit në fuqi për masat kundër financimit të terrorizmit.”

Kjo masë është parashikuar të ndërmerret edhe kur konstatohet se Noteri me veprimet e tij ka pastruar paratë e subjekteve të ligjit antimafia. 

“Kur konstatohet ose ka fakte për të besuar se, noteri është përfshirë në pastrimin e parave apo në financimin e terrorizmit autoriteti përgjegjës mund t’i kërkojë autoritetit licencues dhe/ose mbikëqyrës, (në këtë rast Ministrisë së Drejtësisë) të kufizojë, të pezullojë ose të revokojë licencën e një subjekti.”

Verifikimin e besueshmërisë dhe integritetin do ta kryejë Ministria e Drejtësisë e cila i rezervon vetes së saj të drejtën për të marr informacione shtesë për noterët.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu