Votimi dhe numërimi elektronik, KQZ nis testimin

fleta e votimit zgjedhjet e 25 prillit 1100x620

Në kuadër të projektit për votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet 25 prillit, KQZ njofton se nga data 3 deri më 11 prill do të zhvillojë testimet.

Për 9 ditë me radhë do të simulohet procesi i votimit elektronik në Shkollën “Qemal Stafa”.

Të gjithë votuesit e Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 40, në Tiranë do të kenë mundësi të bëhen pjesë e simulimit të procesit sipas një kalendari të paracaktuar në ditë dhe orare të ndryshme, me synimin për të parandaluar grumbullimin e shumë personave, në respektim të masave anti-Covid-19.

 Projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik do të realizohet në ZAZ nr. 40 qarku Tiranë.