Yuri Kim: Reforma në drejtësi po ecën përpara, edhe pse të këqinjtë nuk e duan

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, ka reaguar sërish për reformën në drejtësi në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja amerikane shprehet se institucionet e drejtësisë në Shqipërisë po funksionojnë, edhe pse të këqinjtë, sipas saj nuk e duan. Kim thekson se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, por po ecën përpara.

“SPAK po ndjek penalisht më shumë, po konfiskon pasuri dhe po çon kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vetingu po vazhdon. Inspektorët e BKH-së po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara, edhe nëse të këqinjtë nuk e duan këtë”.