341 raste të reja dhe 9 viktima nga koronavirusi, ulet ndjeshëm numri i të shtruarve në spitale

vaksinimi i policeve air albania stadium astrazeneca 3 prill 15 1100x620

Ministria e Shëndetësisë raporton se 9 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 2256 që nga nisja e pandemisë.

Në buletin ditor mësohet gjithashtu se nga 3007 testime të kryera, 341 prej tyre kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Ajo që bie në sy është rënia e dukshme e personave të shtruar në spitalet që kanë nevojë për trajtim më të specializuar. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë

Njoftimi i Ministrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3007 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 341 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

85 raste në Tiranë, 23 në Durrës, nga 18 raste në Fier, Pogradec, nga 17 raste në Krujë, Gjirokastër,  16 në Korçë, 15 në Elbasan, 12 në Devoll, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lezhë, Berat, 8 në Krujë, 7 në Sarandë, nga 6 raste në Lushnje, Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Tropojë, Peqin, nga 4 raste në Kavajë, Tepelenë, nga 3 raste në Kurbin, Kukës, Mallakastër, nga 2 raste në Mirditë, Divjakë, Selenicë, Belsh, Dibër, Patos, Këlcyrë, nga 1 rast në Mat, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Maliq, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 673 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,173 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, të mosharve 37 – 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (3 Prill 2021)

Raste të reja ditore        341

Të shëruar në 24 orë     673

Të shtruar në spitale      263

Humbje jete në 24 orë    9

Testime ditore                3007

Testime totale            567,572

Raste pozitive             126,183

Raste të shëruara         93,173 

Raste Aktive                30,754

Humbje jete                  2256

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   21546

Fier        2541

Durrës                   1262

Gjirokastër  1248

Shkodër                1175

Vlorë                     889

Korçë    798

Kukës                    361

Dibër    326

Elbasan                 313

Lezhë                    227

Berat                     68