Bayern vijon rrugëtimin drejt titullit të radhës, Leipzig nuk mundet të rihapë kampionatin

588854c07f84cd976fe7cbf49dd5fd09o2 1100x620

Bayern ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për titullin e radhës kampion në Gjermani, në përballjen e drejtpërdrejt me Leipzig-un e vendit të dytë.

Ndonëse me disa mungesa shumë të rëndësishme në formacion, mes tyre dhe sulmuesi Lewandowski, bavarezët kanë triumfuar 0-1 në këtë transfertë të vështirë.

Ndeshja u zgjidh falë një goli të Goretzka në minutën e 38 të takimit.

Me këtë fitore Bayern Munchen rrit avantazhin në krye të renditjes me 7 pikë më shumë, kur kanë mbetur dhe 7 javë kampionat.