Çfarë gafe! Theo dhe Donnarumma “tradhtojnë” Milanin, Quagliarella shënon gol spektakolar

Quagliarella, edhe pse në moshën 38-vjeçare vazhdon të dhurojë spektakël në Itali. Sulmuesi i Sampdorias shënoi një gol mjaft të bukur ndaj Milanit në San Siro. Vlen për t’u përmendur se parabola e 38-vjeçarit erdhi pas një gabimi në pasim nga Theo Hernandez, ndërsa përfitoi edhe nga dalja e Donnarummas nga porta.