Dy gola që do t’i kishte zili edhe Messi e Ronaldo, Ndoj shkëlqen me Brescia-n

Emanuele Ndoj u kthye nga një dëmtim i rëndë, por menjëherë është duke treguar një forma të jashtëzakonshme me Brescia-n në Serie B.

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit ishte protagonist kryesor në ndeshjen e fituar 4-1 nga Brescia ndaj Pordenone-s.

24-vjeçari realizoi dy gola të jashtëzakonshëm, të cilët nëse do të kishin autor Ronaldon apo Messi-n sot të gjitha mediat sportive do të ishin duke folur për to.