Edi Rama publikon foton: Vaksinimi dhe infektimi vijojnë paralelisht, duhet të zgjidhni më 25 prill

23 SHKURT EDI RAMA frame 8012 1100x620

Kryeministri Edi Rama vijon të lëshojë akuza ndaj opozitës në lidhje me mënyrën e organizimit të fushatës së tyre, për çështjen e shkeljeve të rregullave antiCovid.

Kreu i qeverisë iu bën thirrje që qytetarëve që të zgjedhin si duhet më 25 prilli, duke renditur disa pika që sipas tij bëjnë ndryshimin mes mazhorancës dhe opozitës.

Postimi i kryeministrit

Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill:

• Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit;

• Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë;

• Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona;

• Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet.