KAS rrëzon PD-në për fletën e votimit, pranon ankesën e PS-së

kas 1100x620

Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit, duke rrëzuar kështu propozimin e Partisë Demokratike. .

Partia Socialiste kërkonte që kandidatët të vendoseshin me numra në listë dhe jo me emra, siç kërkonte PD.

Sipas KAS, orientimi i fletës së votimit do të jetë horizontal.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e ankimuan në KAS fletën e votimit. Demokratët insistonin edhe për renditjen vertikale të subjekteve zgjedhore.

Ndërsa Partia Socialiste, fletën e votimit kërkon që kandidatët të indentifikohen përmes numrave dhe jo emrit të përveçëm. Preferencave partiake i dha sot përgjigje Komisioni i Apelimeve dhe Sanksioneve (KAS),