Kategoria Superiore merr tjetër rrjedhë, Teuta kryeson renditjen

teuta 1100x620

Dy beteja për kreun e tabelës kishte parashikuar kalendari i Kategorisë Superiore në javën e 26 të saj, ku në përfundim të 90 minutave sollën një një kryesues të ri të kampionatit shqiptar të futbollit.

Teuta fitoi me rezultatin 1-0 takimin përballë Laçit, për të marrë vendin e parë në renditje me pikë të barabarta me Vllazninë. Një gol i Bregut në minutën e 77 zhbllokoi takimin përballë kurbinasve që tashmë renditen të tretët.

Vllaznia me Partizanin ishte ndeshja tjetër e kësaj javë që konsiderohej si një betejë për vendin e parë. Takimi u mbyll pa gola 0-0 dhe ky barazim i dha dorën Teutës për t’u renditur e para.

Ndeshja pati shuma pak raste shënimi dhe të dy ekipet më shumë u mbrojtën dhe u përpoqën të përfitonin nga ndonjë gabim i mundshëm i kundërshtarit.