Mbretëresha 94-vjeçare me shami në kokë, shfaqet në publik për herë të parë pas “skandalit”

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Charles u fotografuan për herë të parë së bashku që prej intervistës që “tronditi” themelet e monarkisë, ku Meghan Markle ngriti akuza të forta, madje edhe për racizëm ndaj familjes mbretërore.

Çifti u pa duke bërë një shëtitje larg personave të tjerë gjatë një fejese private, për të cilën mediat britanike nuk japin detaje. Në fotot e publikuara Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Charles duken të buzëqeshur, ndërsa mbretëresha mban edhe një shami në kokë.

Në anën tjetër, Princi Harry është fotografuar duke u relaksuar në një plazh në Kaliforni, gati 5 mijë milje larg Anglisë.