Merkato “big” në Spanjë, Haaland zgjedh Realin, Barça shënjestron Lautaron

haaland alaba 1100x620

Reali i Madridit është preferenca e Erling Haaland për të vijuar karrierën. Sipas të përditshmes madrilene “AS”, sulmuesi i talentuar dëshiron të luajë në “Santiago Bernabeu”.

Edhe pse kërkojnë të realizojnë blerjen e madhe në merkato, te Reali nuk kanë ndërmend të hyjnë në ankadin e organizuar nga menaxheri Mino Raiola, që e ka ofruar 20-vjeçarin edhe te Barcelona, Liverpool e Manchester City.

Në Madrid do të bindin drejtorin sportiv të Borussia Dortmund, Zorc, që ti hapë rrugën transferimit të Haaland.

Me Barcelonën që e sheh veten në disavantazh për norvegjezin, katanalasit po përqendrohen te një tjetër objektiv. Lautaro Martinez është alternativa e “blaugranave” për repartin ofensiv. Për sulmuesin e Interit nuk ka munguar interesimi në të kaluarën dhe ai është një lojtar të cilin Lionel Messi e njeh mirë dhe dëshiron ta ketë përkrah.