Milani nis kontaktet për Hysajn, në garë edhe klubet e kryeqytetit

Hysaj te milani 1100x620

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit, por Serie A pritet të mbetet në të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.

Me kuqeziun që do të jetë lojtar i lirë gjatë verës, interesi nga klubet e mëdha italiane nuk mungon. Milani ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e futbollistit, madje janë njohur edhe me kërkesat e Hysajt.

Përveç kuqezinjve, që e cilësojnë përforcim të rëndësishëm për merkaton, situatën e 27-vjeçarit, po e monitorojnë edhe dy klubet e kryeqytetit.

Roma dhe Lazio janë gjithashtu të interesuara për afrimin e mbrojtësit shkodran. Në momentin kur do të hapet merkato e verës, gara treshe mund të shndërrohet në një ankand të mirëfilltë.