Mjafton Lukaku, Interi tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit

95a607fcc107cfc3212014a097c87c3eo2 1100x620

Ka mjaftuar një gol i Lukakut në minutën e 31 të takimit që Inter të marrë 3 pikët e radhës në transfertën e vështirë përballë Bolognas.

Me këtë fitore kaq të rëndësishme, zikaltërit hedhin një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në Serie A, të ndihmuar dhe nga barazimit që arritën kundërshtarët direkt të Juventusit dhe Milanit në ndeshjet e tyre.

Tashmë që kanë mbetur dhe 9 javë kampionat, Interi kryeson i vetëm me 8 pikë i shkëputur nga Milani i vendit të dytë, kur ka edhe një ndeshje më pak.