Parashikimi i motit: 3 prill 2021

parashikimi i motit foto e madhe 1100x620

Paraditja e kësaj të shtune mbetet me kthjellime e vranësira në jug dhe qendër, por vranësira të dendura dhe shira të dobët në veri. Pjesa e dytë e ditës shtrin reshjet thuajse në të gjithë vendin; të pakta në jug, por deri mesatare në veri dhe qendër.

Në mbrëmje dhe gjatë natës priten rrebeshe të përkohshme në veri dhe zonat qendrore ndërsa jugu vijon me shira të dobët.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta në mëngjes, por rënie me 2 grade sjell mesdita; vlerat ditore në Shqipëri luhaten nga 4 në 20 gradë Celcius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare deri pasdite kur era forcohet në tokë dhe kryesisht në brigjet detare ku dallgëzimi do të ngjitet në 5 ballë.