Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Spitali në flakë, mjekët vijojnë operacionin në zemër

Nga A2 CNN
3 Prill 2021, 13:18 | Bota

Disa mjekë rusë vijuan të realizonin një operacion të ndërlikuar në zemër, edhe pse në spitali u përfshi nga një zjarr i madh.

I gjithë stafi i Akademisë Mjekësore Shtetërorë të Kardiologjisë në qytetin Blagoveshchensk u evakuua, por grupi i mjekëve dhe infermierëve - 8 persona në total - qëndroi brenda në sallën e operacionit për ta përfunduar atë. Pas ikjes së energjisë elektrike, për shkak të flakëve, u përdor një gjenerator i veçantë për të dërguar energji në sallën e operacionit, tha Ministria Ruse e Emergjencave.

Ndërkohë që në sallë kryhej operacioni, zjarrfikësit përpiqeshin të mbanin tymin dhe zjarrin larg. Vasiliy Orlov, Guvernatori i Krahinës Amur, shpërndau në llogarinë e tij në Instagram edhe një foto nga brenda spitalit, ku dukeshin mjekët duke operuar.

Fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë apo të lënduar dhe zjarri u shuajt brenda dy orësh, njoftoi ministria. Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende, por paraprakisht mendohet se ka të bëjë me sistemin e vjetruar elektrik, pasi godina është ndërtuar në vitin 1907.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu