Testohet votimi elektronik, Celibashi: Procesi i thjeshtë për të gjithë votuesit

Nisi testimi i projektit pilot që pritet të mundësojë votimin dhe numërimin elektronik në njësinë numër 10 në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u shpreh se më atë të këtij sistemi votuesit do e kenë të thjesht që të votojnë për subjektin politik dhe kandidatin që dëshirojnë.

Qytetarët e njësisë numër 10 do të kenë mundësi që për 9 ditë me radhë të testojnë mënyrën e votimit më anë të pajisjes elektronike. Ky sistem do të aplikohet në 32 qendra votim në njësinë administrative numër 10 në kryeqytet që ka 23 619 votues.