Vaksinimi masiv, 600 efektivë morën dozën në Tiranë, procesi dhe në rrethe

Mijëra efektivë policie në të gjithë vendin nisën të marrin vaksinën anti-covid. Procesi nisi nga Tirana në stadiumin “Air Albania”, ku u inspektua nga kryeministri Rama ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

600 efektivë, kryesisht të policisë rrugore, rendit dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë nisën procesin e vaksinimit, ndërsa javën tjetër pritet të përfundojë i gjithë efektivi prej 3000 mijë punonjësish në kryeqytet.

Vaksinimet nisën dhe në rrethe, ndërsa ka përfunduar procesin drejtoria vendore e policisë së Beratit. Në Kukës, 165 efektivë dhe 22 të policisë bashkiake u vaksinuan.

Në total pritet të vaksinohen 11,800 punonjës të policisë së shtetit dhe 1300 të Gardës së Republikës. Që nga nisja e pandemisë e deri më sot 28 efektivë humbën jeta nga Covid-19, ndërsa mbi 2 mijë të tjerë u infektuan.