Yuri Kim: Rregullat e zgjedhjeve duhet të jenë të ndershme. Gjithçka tjetër, hap pas për demokracinë

yuri kim 1 1 1100x620

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, reagoi pak minuta pas vendimit të KAS për të rrëzuar modelin e miratuar nga Komisionieri Celibashi, të fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

“Kujtesë: Është absolutisht kritike që autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë – në praktikë dhe perceptim – të ndershme, në kohë dhe transparente. Gjithçka tjetër do të ishte një dëmtim i votuesve dhe një hap pas për demokracinë”, shkroi Kim në Twitter.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranë KQZ-së pranoi kërkesën e Partisë Socialiste që fleta e votimit të mos jetë me emrat e kandidatëve, por me numra, duke hedhur poshtë variantin e miratuar pak dite më parë nga Komisioneri Ilirjan Celibashi. Si rrjedhojë, u rrëzua kërkesa e PD që preferonte variantin me emra, por në format vertikal e jo horizontal siç ishte miratuar më herët. KAS pranoi gjithashtu ankimimin e Bindjes Demokratike sa i përket çështjes së ngjashmërisë së logos me atë të PD-së.