35 viktima të tjera nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

maqedoniaa 1100x620

Maqedonia e Veriut ka raportuar 734 raste pozitive me koronavirus nga 3246 testime të kryera në 24 orët e fundit. Vetëm në Shkup janë raportuar 313 raste pozitive, e ndjekur nga Manastiri me 75.

Brenda 24 orëve janë raportuar po ashtu 35 vdekje për një total prej 3940 fatalitetesh.

Pas shifrave të sotme, numri total i rasteve pozitive është afro 135 mijë kurse i atyre aktive 21,630.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 621 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 109.297.