
Kosova ka raportuar 680 raste pozitive me koronavirus nga 4086 testime të kryea në 24 orët e fundit. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 177 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar po ashtu 9 vdekje për një total prej 1915 fatalitetesh.
Pas shifrave të sotme, numri total i rasteve pozitive është mbi 93 mijë kurse i atyre aktive 14,307.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 465 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77,433 raste.