Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha me banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës: Do të përshpejtojmë procesin e rindërtimit

Nga A2 CNN
4 Prill 2021, 17:06 | Politikë
Basha me banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës: Do

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorë të dëmtuar nga tërmeti në Durrës. Në bisedën që patën me Bashën, disa banorë u shprehën se edhe pas një viti e gjysmë, ende nuk kanë gjetur zgjidhjen përfundimtare për banesat e tyre. 

“Ne si banorë, unë i përfaqësoj 285 familje. Ka kaluar një vite e gjysmë dhe akoma nuk dimë akoma fatin e pallatit tonë. Pallati jonë kishte vetëm pesë vjet që ishte ndërtuar dhe është në këtë gjendje që ne e shikojmë sot DS4. Nuk dimë se çfarë do të bëhet më të thuhet që do bëhet, është bërë një projekt nga ana e banorëve dhe firmës së ndërtimit, është paguar nga firma.” u shpreh një qytetare.

Nga ana e tij, kreu i opozitës shprehu zotimin se qeveria e ardhshme me ekspertët më të mirë të fushës së arkitekturës dhe inxhinierisë, do të përshpejtojë procesin e rindërtimit i cili ka ngecur në vendnumëro. Ai gjithashtu tha se të gjithë personat që kanë përfituar nga tërmeti në mënyrë të padrejtë, do të hetohen nga një komision të posatshëm parlamentar.

“Jo vetëm kemi menduar një plan por ne kemi sjellë së bashku ekspertët më të mirë të vendit. Emra shumë të njohur, arkitektë, urbanistë, inxhinierë, konstruktorë, figura të njohura kombëtare me përvojë të jashtëzakonshme përfshirë këtu edhe durrsakë, të cilët janë trajnuar apo rikualifikuar në qendrat e  ekselencës në Europë, në disa prej fushave kryesore që kanë të bëjnë me rindërtimin, në planifikimin dhe riplanifikimin urban, në fushën e arkitekturës dhe të inxhinierisë së ndërtimit dhe në fushën e rikuperimit nga fatkeqësitë natyrore, nga tërmeti dhe nga fatkeqësitë natyrore në tërësi.

Është një grup që përbëhet nga afro 50 ekspertë, të paktën gjysma e të cilëve janë inxhinierë me përvojë dhe pjesa tjetër siç ju thashë mbulojnë këto fusha të tjera që kanë të bëjnë edhe me pjesën urbanistike, pjesën e rikualifikimit urban, pjesën e trajtimit të veçantë që i bëhet siteve, vendeve të goditura nga fatkeqësitë natyrore. Dhe detyra kryesore që iu është dhënë është si do të përshpejtojmë procesin e rindërtimit, i cili si çdo gjë në vend ka mbetur peng i interesave korruptive, ka mbetur peng i interesave financiare dhe i lobingjeve personale dhe vetjake të një grushti pushtetarësh dhe një grushti tjetër njerëzish të lidhur me ta.– tha Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë