Fleta e votimit, PD bën ankimim në Kolegjin Zgjedhor

vota 1100x620

Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor fletën e votimit. PD-ja kërkon anulimin e fletës me numra dhe rikthimin e fletës me emra.

Sot në mëngjes u hodh shorti në Kolegj dhe u përcaktua trupa e gjyqtarëve.

Trupa do të përbëhet nga Gentjan Medja, Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Esmeralda Xhili dhe Asim Vokshi. Seanca do të mbahet sot, në orën 16:00.

Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve (KAS) pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa rrëzoi propozimin e Partisë Demokratike. Pas këtij vendimi, reagoi Ivi Kaso, nga Partia Demokratike.

“Rama sheh sondazhet e vërteta, sheh qytetarët që duan ndryshimin. Ai po përpiqet të manipulojë me çështjen e logos. Vendimi i sotëm është në shkelje të ligjit. Ata po mundohen të ngatërrojnë sot shqiptarët. Ne do ta apelojmë vendimin. Çështja e dytë i përket vendosjes së emrave. Rama është i turpëruar nga lista e kandidatëve dhe nuk do që qytetarët t’i shohin ata. Rama e di që ne nuk do të biem dakord për zgjedhje të padrejta. Shqiptarët janë të ngopur me manovrat e tij të ndyra”, u shpreh Kaso.

  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, Sfidat për zgjedhje të lira!
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, të ftuar dhe analistët Edlira Gjoni dhe Mentor Kikia
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi shpjegon në “Absolut 4” mënyrën si duhet të votojmë në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Procesi ishte shumë kritik
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi: Nuk donim të vinim në diskutim kredibilitetin e këtij procesi
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Njëra nga palët nuk do ta pranonte