“Godzilla VS Kong” thyen rekord me 9.6 milionë arkëtime në një ditë

Untitled collage 2021 04 04T132343.400 1100x620

Një ditë dhe një rekord i ri. Premiera e filmit “Godzilla VS Kong” ka shënuar një rekord, me arkëtime prej 9.6 milionë dollar.

Prodhimi kinematografik ka tejkaluar pritshmëritë për nga shitja e biletave në kinema, duke shënuar po ashtu një rekord ditor për premierën e një filmi, nga nisja e pandemisë.

Filmi tejkaloi edhe arkëtimet e “Uonder Uomen”, që arkëtoi ditën e parë plot 7.5 milionë dollar.