Kolegji rrëzon PD, hiqen emrat e kandidatëve, si do të duket fleta e votimit

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Apelimeve dhe Sanksioneve duke vendosur përfundimisht se fleta e votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të jetë sipas modelit ku kandidatët për deputet janë të renditur në bazë të numrit rendor.

Krahas kësaj, Kolegji Zgjedhor ka pranuar padinë tjetër të PD-së sa I takon logos së Bindjes Demokratike duke hequr nga fleta e votimit logon e re të BD-së nën argumentin se është e ngjashme me logon e demokratëve në fletën e votimit.