
Dështon edhe raundi i dytë për përzgjedhjen e presidentit. Vjosa Osmani ka arritur 67 votime, të pamjaftueshëm për këtë fazë.
Votat e pjesëmarrësve kanë qenë 82, 11 prej të cilëve të pavlefshëm, dhe 4 për kandidatin Nasuf Bejta.
Ndërkohë, ka filluar menjëherë raundi i tretë i votimit, që pritet të jetë përcaktues për zgjidhjen e Osmanit në rolin e kreut të shtetit.
Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, është vazhdimësi e seancës së djeshme e cila u ndërpre pas dy përpjekjeve të pasuksesshme për të siguruar kuorumin e nevojshëm.