Manastrirliu: Janë vaksinuar deri më tani pothuajse 193 mijë persona

manastirliu 1100x620

Ministria  e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë bilancin e sotëm të vaksinimeve, si dhe totalin.

Sipas saj, ditën e sotme janë kryer në total 7386  vaksinime, ndërkohë që numri total i tyre shkon në 192.882 persona.

Pas moshave të thyera, personalit shëndetësor dhe atij arsimor, në fundjavë janë shtuar kategoritë që mund të vaksinohen, nga gazetarët e terrenit tek forcat e rendit.