Meshat e Pashkës, besimtarët katolikë kremtojnë ngjalljen e Krishtit

KISHA 1100x620

Për të dytin vit rradhazi, besimtarët katolikë kanë pritur ngjalljen e Krishtit jo në mesnatë siç ishte zakon, por gjatë ditës, për shkak të orës policore.

Në kushtet e pandemisë, Kishat Katolike në të gjithë vendin kanë mbajtur meshat nën kushtet e ruajtjes së distancimit dhe masave mbrojtëse ndaj Covid-19.

Pavarsisht frikës nga infektimi, besimtarët katolikë nuk kanë munguar në mëshat e mbajtura. Por ajo që është më e rëndësishme, ka qenë mesazhi që është përcjellë në këto mesha, mesazh i cili tregon triumfin e jetën ndaj vdekjes, të së mirës ndaj të keqes dhe besimit se të gjithë bashkë do t’ja dalim.

Urimi i klerikëve ka qenë për një ripërtëritje të jetës dhe mbarë shoqërisë shqiptare në këto ditë të vështira.