Pas 34 vitesh, Real Sociedad fiton një titull

real sociedad 600x338

Real Sociedad arriti që të fitojë një titull për herë të parë pas 34 vitesh. Në finalen kundër rivalëve historikë të Athletic Bilbaos, bardheblutë ngritën në qiell Kupën e Mbretit, pas një loje të bukur, por që u zgjidh vetëm me një 11-metërsh në pjesën e dytë.

Oyarzabal ishte ai që e shndërroi në gol këtë penallti, në minutën e 63-të, gol që mjaftoi për t’i dhënë fund thatësirës që zgjaste prej më shumë se 3 dekadash.

Nga ana tjetër, Bilbao do të ketë mundësi që në 17 prill të provojë sërish për të fituar Kupën e Mbretit, kësaj radhe kundër Barcelonës. Ndeshja e zhvilluar dje ishte në fakt finalja e Kupës së Mbretit e sezonit të kaluar.