“Për një reformë këtej, duheshin 10 vende pune andej”, Rama kujton koalicionin me LSI-në

rama fier 1100x620

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Fier, kujtoi koalicionin me LSI-në, në mandatin e parë të qeverisjes.

“Luli dhe PD nuk janë të lirë, janë të kapur për këmbësh nga Meta e Kryemadhi. Kur ishim në koalicion me LSI-në, kemi bërë plot gjëra të mira, ne për reforma, ata për vende pune. Për një reformë duheshin dhënë 10 vende punë andej. Sepse ata nuk mbanin përgjegjësi, ata funksiononin si qelizat e kancerit. Rritja dhe shpeshtimi i qelizave të kancerit është e njohur botërisht si pa qëllim. Vetëm për vetasgjesim në fund, duke vetasgjesuar gjithë organizmin”, deklaroi Rama.

Sipas Ramës, mandati tretë nuk është për të personalisht, pasi, siç tha ai, nëse do të ishte për të, do të merrej me djalin e tij të vogël.

“Mandati i tretë është shumë larg së qëni për mua personalisht. Nëse do të ishte për mua strikt, personalisht, ju siguroj që po të mos kisha bindje absolute që ky është moment kyç, që këtu ndahet e shkuara nga e ardhmja, do të merresha me Zahon. Njëmijë e një herë, një mijë e njëqind milionë herë më i denjë sesa Luli, e le më se Kryemadhi, Meta, e Sali mavria”, shtoi Rama.