Pogradec, bie nga skela punëtori 55-vjeçar. Dërgohet në spital në gjendje të rëndë

ambulance 1100x620

Ditën e sotme, rreth orës 10:00, një punëtor ka rënë nga skela në Pogradec, duke pësuar dëmtime të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1. Shtetasi me inicialet F. K., banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela.

Ai u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.