Rama dhe Basha urojnë Pashkët

rama basha 1100x620

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e kanë nisur këtë të diel me një urim për besimtarët katolikë, për Ditën e Pashkës.

Kreu i qeverisë ka postuar në Facebook një foto të vezëve me ngjyra, që janë simbol i Pashkës, ku uron: “Gëzuar Pashkët nga Fieri”.

Edhe kreu i PD-së, përmes një postimi në Facebook, shkruan: “Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim”.

“Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë”, shton Basha.

  • LAJMI I FUNDIT | Kavajë, plagosje me armë zjarri brenda zyrës elektorale të PD-së
  • LAJMI I FUNDIT | Kavajë, Lulzim Basha po i drejtohet zyrës elektorale ku ndodhi ngjarja
  • LAJMI I FUNDIT | I plagosuri, Bledi Oshtuni