Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Skandal në Spanjë, Valencia braktis fushën, akuzojnë kundërshtarin për fyerje raciste ndaj mbrojtësit

Nga A2 CNN
4 Prill 2021, 23:14 | Futboll
Skandal në Spanjë, Valencia braktis fushën, akuzojnë

Një ngjarje e shëmtuar racizmi ka ndodhur sot në fushat e kampionatit spanjoll. Ekipi i Valencia-s u detyrua të tërheqë për disa minuta lojtarët e saj nga fusha e blertë, në shenjë proteste ndaj atyre që ata cilësojnë si ofendime raciste të një prej kundërshtarëve.

Bëhet fjalë për futbollistin Juan Cala i Cadiz, i cili në minutën 29, kur rezultati ishte në barazim 1-1, gjatë një aksioni sulmues mendohet t’i jetë përgjigjur në mënyrë raciste mbrojtësit francez Mouctar Diakhaby.

https://www.youtube.com/watch?v=l66gWmeMXME
Momenti kur Juan Cala akuzohet për fyerje raciste

Pamjet tregojnë që diçka e rëndë ka ndodhur, sepse mbrojtësi valencian e humbi totalisht interesin për lojën dhe iu drejtua direkt kundërshtarit, i ndarë nga shokët e ekipit.

Valencia braktisi fushën rreth 15 minuta, me lojtarët e Cadiz të shtangur nga situata e sikletshme. Kur u rikthye në fushë, tek Valencia mungonte pikërisht Diakhaby, ndërkohë që Cala ishte rregullisht në fushë.

https://www.youtube.com/watch?v=kFOfw1TFt7I
Lojtarët braktisin fushën

Valencia humbi ndeshjen 2-1, por sot vëmendja e futbollistëve pas 90 minutave, ishte më shumë e përqendruar për të ngushëlluar shokun e ekipit. Autoritetet spanjolle kanë paralajmëruar një hetim ndaj ngjarjes së pakëndshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli