Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vijon sot seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

Nga A2 CNN
4 Prill 2021, 08:25 | Kosova
Vijon sot seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot për të vijuar seancën e zgjedhjes së Presidentit të vendit, pasi dje mungoi kuorumi i nevojshëm për vendimmarrje, gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë.

Në garë për këtë detyrë të lartë shtetërore janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejtja, nga mazhoranca që fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit.

https://a2news.com/2021/04/03/perseritet-raundi-i-pare-i-votimit-per-presidentin-e-kosoves-nuk-ka-kuorum/

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca njoftoi se Kuvendi do të nisë punimet në orën 17:00.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, në dy raundet e para të votimit duhen 80 vota, ndërsa në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

https://a2news.com/2021/04/03/paralajmerimi-i-kurtit-80-vota-per-presidentin-ose-500-mije-per-vetevendosjen/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli