100 mln euro mbështetje, Basha firmos marrëveshje me shoqatën e bimëve mjekësore

Lulzim Basha ka firmosur marrëveshje me shoqatën e bimëve mjekësorë në Malësinë e Madhe për t’i mbështetur financiarisht me 100 milionë euro.

Kryedemokrati u zotua se kjo do të zbatohet që në ditët e para të qeverisjes së tij.

“Angazhimi ynë i parë është një paketë 100 milionë euro subvencione, si mbështetje e drejtpërdrejtë për kultivuesit, blegtorët, fermerët shqiptarë, në bazë të prodhimit, të sipërfaqes që kultivon, me një sasi apo shumë monetare për çdo ton prodhimi që do të disbursohet përmes një mekanizmi digjital, duke eliminuar çdo burokraci”, u shpreh Basha.