11 viktima të tjera nga koronavirusi në Kosovë

Koronavirusi ne kosove 1100x620

512 infeksione dhe 11 viktima. Ky është bilanci ditor i pandemisë së koronavirusit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije se rastet e reja vijnë nga 4718 testime ndërsa në vend janë ende mbi 14 mijë raste aktive.

Pas shifrave të sotme, numri total i rasteve pozitive është mbi 94 mijë ndërsa ai i fataliteteve ka shkuar në 1,926.