Alexei Navalny shtrohet në spital me vështirësi në frymëmarrje

https   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 180123115306 alexey navalny january 2018 1100x620

Kundërshtari i Kremlinit, Alexei Navalny raportohet se është transferuar në spitalin e burgut ku ai po mbahet në Rusi, pasi kishte vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë, ethe dhe kollë të vazhdueshme.

Autoritetet dyshojnë se mund të jetë tuberkulozi, i cili ka prekur të paktën 15 të burgosur të tjerë në objekt.

Gazeta ruse “Izvestia” shkruan se Navalny gjithashtu iu nënshtrua një tamponi për të kontrolluar një infeksion të mundshëm nga Covid-19.