Arrestohet “menaxheri” i Cosa Nostra

Arrestohet “menaxheri” i Cosa Nostra 1100x620

Është arrestuar në Palermo një prej figurave të reja kryesore të mafias siciliane, Giuseppe Calvaruso, i sapombërritur nga Brazili. Mediat italiane shkruajnë se 44-vjeçari ishte njeriu i zgjedhur nga “Cosa Nostra” për të menaxhuar investimet e mëdha, sidomos ato jashtë Italisë.

Ai u arrestua të dielën në aeroportin “Faclone Borsellino” të Palermos, që ironokisht man pikërisht emrin e dy prokrurëove anti-mafia të vrarë në vitin 1992 me sulme me bombë. Calavaruso qëndronte prej një viti në Brazil dhe kishte mbërritur në Itali për vetëm pak ditë, për të takuar familjarët.

Sipas “La Repubblica” ai ishte pjesë e klanit “Pagliarelli”, një lagje në juglindje të Palermos, e kthyer prej kohësh në fraksionin dominues brenda organizatës. Në fakt, bosi Settimo Mineo, po nga kjo zonë, ishte përpjekur në vitin 2018 të ringrinte “Kupolën” e Mafias.

Investimet e realizuara nga Calavaruso në Itali dhe deri në Singapor, i kishin dhënë emër brenda organizatës, duke bërë që të fitonte edhe titullin e “bosit të përkohëshëm”, pas arrestimit të Mineos, në vitin 2018. Në përgjimet telefonike, policia italiane ka zbuluar se ai komandonte me dorë të hekurt, duke ndëshkuar ata që nuk zbatonin rregullat, si në rastin e një grupi grabitësish, të rrahur pasi nuk kishin marrë leje.