Cikloni “Seroja” shkakton dhjetëra viktima dhe shkatërrim në Indonezi

Të paktën 97 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dherave që solli cikloni “Seroja” që goditi Indonezinë dhe Timorin Lindor.

Rajoni më i goditur nga përmbytjet është ai i provincës Tenggara ku 70 persona kanë humbur jetën ndërsa 70 të tjerë janë shpallur të humbur për shkak të reshjeve të dendura dhe erës së fortë gjatë fundjavës.

Në Timorin Lindor, i cili ndan shumë ishuj me Indonezinë, të paktën 27 persona u vranë nga rrëshqitjet e dherave ndërsa mbi 7000 persona u dislokuan. Në disa ishuj të tjerë autoritetet i frikësohen mundësisë se trupat e shumë viktimave kanë përfunduar në det.

  • LAJMI I FUNDIT | Kavajë, plagosje me armë zjarri brenda zyrës elektorale të PD-së
  • LAJMI I FUNDIT | Kavajë, Lulzim Basha po i drejtohet zyrës elektorale ku ndodhi ngjarja
  • LAJMI I FUNDIT | I plagosuri, Bledi Oshtuni