Fleta e votimit, Bylykbashi: Rama fshehu emrat e kriminelëve dhe të korruptuarve pas numrave

Kryeministri Eda Rama ka fsheur emrat e të korruptuarve dhe kriminelëve pas numrave në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Kështu e shikon përfaqësuesi demokrat dhe njëkohësisht kandidati i PD-së për qarkun e Durrësit, përzgjedhjen e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në Ditari në A2 ai tha se qytetarëve shqiptarë u është shkelur e drejta kushtetuese për të zgjedhur emrin në listën e zgjedhësve. Sipas tij KAS dhe kolegji vepruan siç e kërkoi Rama, i cili theksoi Bylykbashi i gënjeu shqiptarët.

“E gjitha u përdor nga Rama për të vrarë koalicionet. Zgjedhësi mund të përzgjidhte partinë që donte brenda një koalicioni. Kërkonte që të bënte koalicionin opozitar sa më të vështirë në mos të pamundur dhe është fakt që është vetëm nuk do askush t’i bashkohet Ramës. Gjithë përpjekja ishte të zhdukte koalicionet, shkurtoi listat e koalicioneve dhe fshehu emrat pas numrave. Emrat i ktheu në numra. I kodoi, i fshehu. E drejta e shqiptarëve me Kushtetutë është të zgjedhin edhe emrin e kandidatit te lista dhe këtë ua vodhi Rama, me ata gjyqtarë që kaluan vetingun selektiv. Pasi komisioneri vendosi siç e kërkon publiku dhe standardi europian që në listë të jenë emrat përveç partisë, dhe KAS dhe Kolegji vepruan si deshi Rama. Është përpjekja për të rritur kontrollin mbi listat e tij, që ka me të korruptuar dhe kriminelë dhe këto emra të fshihen pas numrave. T’i barazojë ato që janë të pabarazueshme. Listat e PD nuk barazohen me listat me kriminelë”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime dhe të votojnë PD-në me koalicionin e saj përkundër Ramës, që sipas tij kërkon të zhvasë edhe për 4 vjet të tjera shqiptarët. Bylykbashi sqaroi dhe si duhet të votojnë qytetarët që vota të jetë e vlefshme.

“Thirrja kryesore është; dilni dhe votoni. Votoni opozitën dhe koalicionin e saj që ka numrin 9 dhe më pas çdo zgjedhës do të mund të zgjedhë kandidatin që preferon nga listat e opozitës. Në fund është skuadra me të cilët Basha do të fitojë zgjedhjet. Oferta e Ramës është të qëndrojë ai dhe një 4- vjeçar tjetër, që gropa të bëhet më e thellë dhe t’i zhvasë dhe 4 vjet të tjera. Opozita ka një logo të saj, PD ka një brend, ne ofrojmë një skuadër.  Dhe detyra të tjera që sot kanë një impakt. Të gjithë duan të bëjnë një llogari. Zgjedhësi nëse voton vetëm partinë ose koalicionin, vota është e vlefshme. Nëse do votonte vetëm kandidatin e PD vota do të jetë e vlefshme. Që vota  e shqiptarëve të shkojë në shtëpi me rezultat dhe të bëhet e vlefshme. Ne i ftojmë shqiptarët të votojnë; dilni dhe votoni.  Rama kërkon të ulë pjesëmarrjen e shqiptarëve në votim”.