Fletët e votimit, KQZ merr garancinë nga kompania sllovene, printohen në kohë

Pas vendimit të kolegjit për fletën e votimit, kompania sllovene ka dhënë garancitë për prodhimin e saj në kohë.

“Kemi komunikuar herët në mëngjes me përfaqësuesit e kompanisë sllovene dhe kemi marrë konfirmimin se në këtë format që është fleta tani, ata mund t’i qëndrojmë afateve që kemi kërkuar për printimin dhe sjelljen e fletësve të votimit këtu në KQZ”, tha Celibashi.

Ilirjan Celibashi tregoi se vota do të jetë e vlefshme në rast se është zgjedhur vetëm një subjekt, pa preferencë mes kandidatëve, apo vetëm një kandidat i subjektit pa zgjedhur edhe partinë përkatëse. Pavlefshmëria rrezikohet nëse kryqëzohen elementët.

“Nuk mund të zgjedhw një parti apo një koalicion dhe kandidatin e një partie apo koalicioni tjetër. Në çdo rast zgjedhja duhet të jetë brenda partisë. Nuk mund të zgjedhësh dy kandidatw sikundër nuk mund të zgjedhës dy parti politike apo koalicione”.

Që rezultati i zgjedhjeve të pranohet, duhen arritur standardet dhe komisioneri kishte një paralajmërim. 

“Jemi të gjithë të vëzhguar dhe të monitoruar dhe në fund të ditës për gjithsecilin prej nesh do të ketë një gjykim dhe për atë që do të jetë përgjegjës për mospërmubshjes së përgjegjësive sipas Kodit Zgjedhor dhe legjislacionit shqiptar do ta mbaj këtë përgjegjësi dhe do të ballafaqohet me sanksionet përkatëse”, tha Celibashi.

Kryetari i KQZ-së kërkoi nga partitë që të zhvillojnë një fushatë të qetë për periudhën e mbetur.