Fushata e Bindjes, Patozi: Gratë kanë një rol shumë të rëndësishëm në politikë

Gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në qytetin e Tiranës, kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi solli në vëmendje rëndësinë e barazisë gjinore në politikë.

Sipas Patozit, gratë duhet të jenë gjithnjë e më të përfaqësuara në politikën shqiptare.

“Për të parë se sa i zhvilluar është një vend, duhet të shikosh se si i trajton ai gratë. Kjo vlen edhe për partitë. Unë besoj se ne jemi shumë të nderuar dhe të respektuar që gratë janë njësoj të barabarta me ne, jo thjesht në përfaqësim, por edhe në atribute e shanse të barabarta”, u shpreh Patozi.