Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Garë e ashpër për dy bileta Championsi në Premier League

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 08:43 | Futboll
Garë e ashpër për dy bileta Championsi në Premier League

Nëse gara për titull ka marrë fund, me Manchester Cityn që është praktikisht kampion, beteja për katërshen që do të marrë pjesë në Champions League do të jetë e hapur deri në javën e fundit në Angli.

Manchetser United përmbysi Brajton me golat e Grindud dhe Rashford për të marrë fitoren e tretë me rradhë që i mban në vendin e dytë, me një lloj sigurie në kuotën e 60 pikëve.

Tottenham shpërdoroi një tjetër mundësi për të fituar në minutat e fundit, dhe barazoi 2 me 2 me Newcastle.

 Dy pikët e humbura do ta dërgonin skuadrën e Zhose Murinjos në vendin e katërt me 51 pikë po aq sa Chelsea. Skuadra tjetër që pretendon një vend mes më të mirave të këtij sezoni, është Leister, në vendin e tretë me 56 pikë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë