Goditjet e arta të Laportas në merkato…

Laporta messi xavi 1100x620

Joan Laporta është i njohur si i “patrembur” në merkato, që nga transferimet e para të tij si president i blaugranasve ashtu dhe javët e tij të para që nga rizgjedhja, e cila tregon që kjo nuk do të ndryshojë aspak.

Nën drejtimin e Laportas, Barcelona, ndërmjet viteve 2003 dhe 2010, arriti marrëveshje me futbollistë si Ronaldinho, Samuel Eto’o, Dani Alves dhe Zlatan Ibrahimovic të bashkoheshin me Katalanasit.

Në 2005-2006, Barcelona fitoi kupën La Liga, Superkupën e Spanjës dhe Champions League. Në vitin 2007, Laporta rikthehet në merkato duke afruar katër lojtarë të mëdhenj: Thierry Henry, Yaya Toure, Eric Abidal dhe Gabi Milito, por për fat të keq u mbyll sezoni pa trofe, dhe Frank Rijkaard u zëvendësua si trajner nga Pep Guardiola.

Në merkaton e verës në 2008 u bashkuan dhe, Seydou Keita, Gerard Pique, Martin Caceres, Dani Alves, Aleksandr Hleb dhe Pinto, duke përfunduar sezonin me trofeun e LaLiga, Kupa e Mbretit dhe Champions League.

Në merkaton e fundit të tij, Laporta bëri investimin e tij më të madh duke fituar La Liga dhe Superkupën e Spanjës, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve. Ai shpenzoi 108 milionë euro, duke afruar yllin suedez Zlatan Ibrahimovic për 69,5 milionë euro.

Me rekordet e tij në merkato, do të jetë një surprizë e vogël në qoftë se Laporta arrin marrëveshjen me Erling Haalan për t’u bashkuar projektit të tij.