“Karriera” e Pllanajt, si “triumfonte” në përballjet me drejtësinë

Emri i Bardhok Pllanajt, biznesmenit të ekzekutuar mbrëmjen e së dielës në Dobraç të Shkodrës, u lakua publikisht në vitin 2014. Ai u kërkua nga policia për llogari të operacionit anti-drogë “Viluni”, që prangosi një grup kriminal në përpjekje për të trafikuar 800 kg kananbis drejt Italisë.

Grupi në fjalë dyshohej për trafikimin e disa tonëve kanabis në total për tre familje mafioze italiane. Pllanaj nuk përfundoi asnjëherë si i pandehur tek Krimet e Rënda. Emri i tij trazoi politikën lidhur me episodin e tetorit 2014. Sipas Partisë Demokratike, Pllanaj i shpëtoi arrestit duke u fshehur në mjetin e ish-deputetit Mark Frroku, që i ndaloi një postblloku policor, por nuk pranoi kontroll të mjetit pa autorizim nga Kuvendi.

Në vitin 2018, Pllanaj u përball me drejtësinë për akuzën e “ndërtimit të paligjshëm” dhe “falsifikimin e dokumenteve”, lidhur me ndërtimin e një pallati 10-katësh prej tij në Shkodër. Sipas këtij vendimi të siguruar nga A2, në 2 nëntor të vitit të kaluar, ai është fajësuar për të dy akuzat dhe dënuar me 3 vite burg në total.

Për shkak të problemeve shëndetësore të tij, gjykata pezulloi dënimin me burg, duke e lënë në shërbim prove për 5 vite. Pllanaj u hetua edhe për “pastrim parash”, akuzë që u pushua nga prokuroria, e cila e liroi nga sekuestroja edhe pallatin 10-katësh.  

Më herët, në mars, Pllanajt iu dërgua formulari i vetëdeklarimit të pasurisë nga Operacioni Forca e Ligjit. Në dhjetor 2020, Bardhok Pllanaj u shpall në kërkim si një nga katër personat që sulmuan me armë lokalin e një efektivi policie, që më herët i kishte sekuestruar mjetin pa dokumente njërit prej tyre. 

  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, Sfidat për zgjedhje të lira!
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, të ftuar dhe analistët Edlira Gjoni dhe Mentor Kikia