Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koronavirusi në Shqipëri, 9 viktima në 24 orët e fundit. Ulen rastet e reja

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 18:39 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 9 viktima në 24 orët e fundit.

9 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2092 testime të kryera, janë konfirmuar 264 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 589 persona.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2092 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 264 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 
47 raste në Tiranë,  22 raste në Korçë, 20 raste në Durrës,  18 raste në Fier, Berat,
14 raste në Shkodër, 11 raste në Elbasan, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, Vorë,
6 raste në Krujë, Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, 5 taste në Kamëz, 4 raste në Mirditë, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Tropojë, Mallakastër, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Sarandë, 1 rast në Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Belsh,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 55 - 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (05 Prill 2021)
Raste të reja ditore        264
Të shëruar në 24 orë     589
Të shtruar në spitale      255
Humbje jete në 24 orë    9
Testime ditore                2092

Testime totale            572,719
Raste pozitive             126,795
Raste të shëruara        94,431
Raste Aktive                 30,090
Humbje jete                  2274

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   21182
Fier      2582
Durrës   1262
Gjirokastër  1245
Shkodër  1085
Vlorë     789
Korçë   775
Kukës     351
Dibër    336
Elbasan  277
Lezhë     152
Berat     53.

A2 CNN Livestream

Dita jonë