Kosova nuk pranon vaksinat kineze dhe ruse nga Shqipëria, Vitia: E ndalon ligji

vitia 1100x620

Procesi i vaksinimit të mësuesve në Kosovë ka ngecur, pasi Kosova nuk pranon që mësuesit të vaksinohen me vaksinat kineze ose ruse të cilat i posedon Shqipëria.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, konfirmoi pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se ka mbetur që Shqipëria të vaksinojë mësuesit kur të ketë doza të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca.

 “Numri i vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer janë harxhuar, siç më ka njoftuar ministrja Manastirliu. Në Shqipëri po vazhdon vaksinimi me Sinovac, e cila është prodhuar nga Kina dhe për arsye se në Kosovë se ne edhe po të donim na ndalojnë ligjet që të importojmë produkte që nuk janë të regjistruar në EMA (Rregullatori Evropian i Barnave), ne nuk e kemi parë të arsyeshme që mësimdhënësit të vaksinohen. Kjo është arsyeja pse është shtyrë procesi. Manastirliu më ka thënë se sapo të vijnë doza të tjera të dy llojeve të vaksinës, atëherë do ta ndihmojnë Kosovën”.

Shqipëria mori përsipër që të vaksinojë mësuesit e Kosovës, mirëpo ky proces ka ngecur, për shkak se vendi ynë ka mbetur pa dozat e vaksinës Pfizer ose AstraZeneca.