Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kush triumfoi dhe çfarë veshën yjet për SAG Awards

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 10:41 | Showbiz

Ceremonia e 27-të e Screen Actors Guild Awards (SAG Awards) u mbajt në Los Angeles, dhe vlerësoi performancat më të mira të filmave, serialeve dhe programeve “prime time”.

Ashtu si të gjitha eventet e tjera, ceremonia u bë virtualisht për shkak të pandemisë dhe kushteve në të cilët ndodhet bota.

Megjithatë kjo nuk i ndaloi yjet e ekranit të ecnin në “tapetet e kuqe” që këtë herë ishin zhvendosur në oborret e vilave të tyre.

Fituesit e disa prej çmimeve më të rëndësishme:

Aktori me performancën më të mirë në një film ose ministerial- Mark Ruffalo, "I Know This Much Is True"

Aktorja me performancën më të mirë në një film ose ministerial-Anya Taylor-Joy, "The Queen's Gambit"

Aktori me performancën më të mirë në një serial dramatic-Jason Bateman, "Ozark"

Aktorja me performancën më të mirë në një serial dramatic-Gillian Anderson, "The Crown"

Aktori me performancën më të mirë në një serial komedi- Jason Sudeikis, "Ted Lasso"

Aktorja me performancën më të mirë në një serial komedi- Catherine O'Hara, "Schitt's Creek"

Performanca më e mirë e kastit në një serial dramatic-"The Crown"

Performanca më e mirë e kastit në një serial komedi- "Schitt's Creek"

Aktori protagonist me performancën më të mire- Viola Davis, "Ma Rainey's Black Bottom"

Aktorja protagoniste me performancën më të mire-Daniel Kaluuya, "Judas and the Black Messiah"

Aktorja në rol joprotagonist me performancën më të mirë në një film-Yuh-Jung Youn, "Minari"

Aktori në rol joprotagonist me performancën më të mirë në një film-Daniel Kaluuya, "Judas and the Black Messiah"

Performanca më e mirë e kastit në një film-"The Trial of the Chicago 7"

A2 CNN Livestream

Dita jonë